Liverpooli regjistroi një fitore bindëse 3-0 dhe shumë të rëndësishme ndaj Marseilles në ndeshjen e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
“The Reds” kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë, kur në minutën e 45+1’ Dominik Szoboszlai realizoi një goditje dënimi perfekte, shkruan Arbresh.info.
Në pjesën e dytë, presioni i Liverpoolit u shpërblye sërish në minutën e 72’, kur portieri i Marseille, Rulli, devijoi topin në portën e tij për një autogol të pafat, duke e çuar rezultatin në 0-2.
Marseille tentoi të reagojë me raste nga Greenëood dhe Aubameyang, por Alisson u tregua i sigurt në portë.
Goditjen përfundimtare e dha Cody Gakpo në minutën e 90+3’, i cili pas një asistimi nga Ryan Gravenberch tregoi qetësi të madhe në zonë dhe shënoi për 0-3, duke vulosur një fitore të madhe për skuadrën e Arne Slot.
Me këtë fitore Liverpooli është i katërti me 15 pikë, derisa Marseille mbetet e 19-ta me nëntë sosh./Arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...