Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në kuadër të Ligës B, ndaj Islandës.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi më mirë për “Dardanët” që realizuan në minutën e 19-të me anë të Lumbardh Dellovës.
Por pas tre minutash, Islanda u rikthye në lojë duke barazuar me anë të Oskarssonit.
Tre minuta para mbylljes së pjesës së parë, Kosova pati një shans të artë për shënim por pa ia arritur dot.
Sikurse në pjesën e parë ashtu edhe në të dytët, “Dardanët” nisën për mrekulli.
Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58-të riktheu epërsinë e Kosovës me një gol të bukur.
Dy raste të arta shënimi i pati edhe Rashica por nuk arriti t’i shfrytëzoi.
Ndërkohë Rrahmani shënoi një gol tjetër në minutën 76-të por u anulua.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Kosova shënoi fitore të rëndësishme në garë për të hyrë në Ligën B.
Ndeshja e kthimit luhet të dielën në Murcia të Spanjës dhe Kosovës i mjafton një barazim të ngritet në Ligën B të Kombeve./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...