Peja ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kamza Basket me rezultat 76:113 (19:29, 19:36, 16:22, 22:26), në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Unike.
Në shtatë minuta të para të ndeshjes, sfida ishte e barabartë, deri tek rezultati 17:18, kur mysafirët ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:29. Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë minutë pas minute, duke e përfunduar pjesën e parë me 27 pikë dallim, 38:65, përcjell arbresh.info.
Pejanët nuk u ndalën me kaq dhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë e ngritën epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 36 pikë, 49:85, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 54:87. Dhjetë minutat e fundit ishin formalitet, ku pejanët menaxhuan lojën dhe nuk e rrezikuan fitoren për asnjë moment, duke fituar me shifrat 76:113.
Te Kamza Basket u dallua Eric Williams me 21 pikë e pesë kërcime, kurse te Peja u dalluan Tyrone White me 24 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime, si dhe Edgar Gribay me 19 pikë e dhjetë kërcime.
Kamza ka dy fitore dhe tetë humbje, kurse Peja shtatë fitore e tri humbje.
Ndërkohë, Komisari i Garave do të vendosë për ndeshjen Golden Eagle Ylli-Teuta, që ishte paraparë të zhvillohet nga ora 17:00.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...