Skuadra nga Serie A, Fiorentina, është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Luis Suarez, ka përcjellë “Calciomercato”.
Mësohet se Fiorentina ka nisur kontaktet me Suarezin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Atletico Madridin.
Ekipi italian i ka ofruar sulmuesit uruguaian kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Suarez, 35-vjeçar, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi ka marrë ofertë edhe nga Aston Villa.
Në dy sezonet e fundit, Suarez ka qenë pjesë e Atleticos, kurse në Evropë ka luajtur edhe te Barcelona, Liverpooli, Ajaxi e Groningeni./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës