Bayer Leverkusen dhe Atalanta do të luajnë sonte finalen e madhe të Europa League sonte me fillim nga ora 21:00.
Kjo finale do të luhet në Dublin, kryeqytetin e Irlandës, shkruan Arbresh.info.
Pë të arritur deri në këtë fazë Atalanta në gjysmëfinale mposhti Marseillen, teksa Leverkuseni triumfoi ndaj skuadrës së Romës.
Atalanta kërkon trofeun e parë këtë sezon pas asaj humbje dëshpëruese nga Juventusi në Kupën e Italisë.
Kurse Bayer Leverkuseni pas një suksesi të jashtëzakonshëm ku nuk njohin humbje në 51 ndeshje këtë sezon dhe triumfit historik në Budesligë, dëshirojnë trofeun e dytë të sezonës.
Përvecse është një duel i rëndësishëm ka një vlerë edhe më të vecantë pasi do të duelojnë dy shqiptar mes veti.
Granit Xhaka i Leverkusenit dhe Berat Gjimshiti i Atalantës kërkojnë triumfin në Evropë për të parën herë./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...
Gjuetari kërcënon me jetë fotografin e natyrës, Arian Mavriq...
I dënuari për tentim vrasje arrestohet në Gjilan, dërgohet n...