Kosova ka filluar sfidën tejet të rëndësishme kundër Republikës Çeke në Prishtinë.
Kombëtarja jonë nis ndeshjen në kuadër të kualifikimeve në Grupin A për Kampionatin Evropian 2020 me qëllimin për të siguruar vetëm tri pikë të plota, shkruan portali arbresh.info.
Në mungesë të yjeve kryesor të skuadrës, Challandes ka vendosur në linjën startuese lojtarët si Rashani, Voca e talenti Edon Zhegrova.
Lexo edhe: Formacionet zyrtare, Kosovë – Çeki
Mysafirët aktualisht qëndrojnë në vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Kosova qëndron në pozitën e tretë me një pikë më pak.
Ndeshja luhet në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.
Kjo është përballja e parë mes dy skuadrave ndonjëherë dhe Arbresh.info do t’iu njoftojë në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut