Ndeshja mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës sapo ka nisur.
Përballje e shumëpritur e “Dardanëve” në Plzen të Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 sapo ka filluar, shkruan portali arbresh.info.
Djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes synojnë të marrin gjithsesi tri pikë të plota në mënyrë për të vazhduar shpresat për kualifikim në turneun madhështor të vitit të ardhshëm.
Edhe pse me shumë mungesa, djemtë tanë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen.
Çekët gjenden në pozitën e dytë të Grupit A me 12 pikë, ndërsa Kosova gjendet në pozitën e tretë me një pikë më pak.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj përballje./arbresh.info/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka