Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ishte këtë fundjavë në fokusin e FIFA-s.
Qeveria e futbollit botëror i kushtoi një reportazh special rrugëtimit të tij dhe hapave të parë në karrierë, që nga lufta në Kosovë, emigrimi në Berlin e deri te shkëlqimi në kampionatin australian.
Futbolli i ofroi Besartit një shpëtim për jetën, dhe tani në rangjet më të larta, sulmuesi që ka luajtur më parë dhe me kombëtaren shqiptare ripërshkroi trajektoren e tij që në nivelet më të ulëta.
“Jam ndoshta humbësi më i keq dhe kjo sepse dua të arrij dhe të fitoj diçka. U gëzuam shumë kur përfunduam në Berlin pasi gjetëm një fat më të mirë, me punë dhe gjithçka. Gjetëm jetën tonë. I dedikohem gjithçka futbollit pasi më ndryshoi dhe më dha atë që ëndërroja”, thotë sulmuesi, shkruan Top Channel.
Dëmtimet e kushtëzuan disi paraqitjen e Besart Berishës në Gjermani, Danimarkë dhe Angli, por sulmuesi po përjeton momentet më të mira në Australi.
“Jam i lumtur që tifozët më duan. kam thyer rekorde të vendosura më parë më golat e mi dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Tifozët më motivojnë të përmirësohem çdo ndeshje”, shtoi ai.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit