
REUTERS/Christian Hartmann
FIFA ka reaguar për incidentin e ndodhur dje në ndeshjen ndaj Brazilit dhe Argjentinës, e cila ishte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kujtojmë që ndeshja është ndaluar nga autoritet braziliane te cilët janë futur në fushë në minutën e 9-të në ndeshjes.
Arsye e ndërprerjes së ndeshjes ishte përshkak të katër lojtarëve argjentinas të cilët luajnë në Premierligë dhe nuk kanë respektuar protokollin e ligjeve për COVID-19.
Pas këtyre ngjarjeve, FIFA ka reaguar duke thënë së do të merret një vendim për këtë rast.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, ka shprehur keq ardhje për ngjarjet e ndodhura.
Raportet e gjyqtarëve tashmë janë dorëzuar në FIFA dhe priten të analizohen nga organet përkatëse dhe njëkohësisht të merret një vendim.
“FIFA’s i vjen keq për skenat që çuan në pezullimin e ndeshjes midis Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset CONMEBOL për Kupën e Botës 2022, e cila pengoi miliona tifozë të shijojnë një ndeshje midis dy prej kombeve të rëndësishme të futbollit në botë. Raportet e gjyqtarëve të ndeshjes i janë dërguar FIFA -s. Ky informacion do të analizohet nga organet përkatëse disiplinore dhe një vendim do të merret në kohën e duhur”, thuhet në deklaratën e FIFA-s. /arbresh.info/
— FIFA Media (@fifamedia) September 6, 2021
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...