Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA gjatë së enjtes ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, përmbyllëse për vitin 2021.
Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në vendin e 111-të, duke mos pasur ndonjë ndryshim nga hera e kaluar.
Ndeshja e fundit e “Dardanëve” për këtë vit ishte ajo kundër Greqisë në Athinë, përballje që përfundoi me rezultat 1-1.
Kujtojmë që para disa ditës, Përfaqësuesja e Kosovës mësoi edhe kundërshtarët për shortin e Ligës së Kombeve, ku do të përballen me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesin e ndeshjes, Qipro – Estoni./Arbresh.info

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...