FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, por Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë qëndrimin në pozita të njëjta.
Me gjithsej 1080 pikë, Kosova – tani nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes, gjendet në pozitën e 141-të, shkruan portali arbresh.info.
Shqipëria vazhdon qëndrimin në pozitën e 58 pikë me 1384 pikë.
Në krye të ranglistës qëndron kampioni botëror Franca me 1726 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Belgjika me 1723 pikë.
Brazili i superyllit Neymar është në pozitën e tretë me 1657 pikë.
Në top pesëshe janë edhe Kroacia (1645 pikë) dhe Uruguai (1627 pikë).
Kombëtarja e Zvicrës me yjet shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami gjendet në pozitën e tetë me 1597 pikë./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?