Cristiano Ronaldo nuk do të humbasë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës pas kartonit të kuq, të cilën e mori në ndeshje me Irlandën, në kualifikueset e Botërorit.
Portugezi u ndëshkua direkt me karton të kuq, dhe shumëkush ka pritur që ai të mungojë së paku dy ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Nëse dënimi do të ishte ashtu i bie se Ronaldo do ta humbiste ndeshjen e parë të Kupës së Botës të vitit 2026.
Mirëpo FIFA u tregua e “butë” dhe e ka dënuar vetëm me një ndeshje pas kartonit të kuq, gjë që u konfirmua sot.
Federata Portugeze ka marrë një komunikim nga FIFA në 24 orët e fundit.
Kështu 40-vjeçari do të jetë gati dhe nuk do ta humbasë takimin e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës./Arbresh.info
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...