Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit, por edhe atë të Maqedonisë.
E gjithë kjo pas fishkëllimave të tifozëve me rastin e intonimit të himnit të Maqedonisë dhe parregullsive në mes të dy pjesëve, e cila bëri që të vonohet fillimi i gjysmëlojës së dytë.
Shqipëria është dënuar me mbi 26 mijë euro me paralajmërim se në të ardhmen do të ketë dënime më drastike.
Tym në fushë pas ndezjes së flakadanëve
Sipas arsyetimit të FIFA-s, 300 mbështetës të kombëtares shqiptare kanë ndezur flakadanë dhe kanë bërë thirrje politike, të tilla, si “UÇK, UÇK”, “Shqipëria e Madhe”, “Ilirida”.
FIFA e ka gjobitur edhe Maqedoninë me 4300 euro për lëshime në organizim të takimit të vlefshëm për kualifikueset e botërorit “Rusia 2018”.
Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar në qytetin e Strumnicës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Ndryshe, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e mbetura me Spanjës dhe Italinë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...