Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Serbinë për veprimet e tifozëve në ndeshjen kundër Shqipërisë të zhvilluar më 11 tetor të këtij viti në Leskovc.
Federata serbe e futbollit, ka njoftuar se dënimi kap një shifër të majme, prej 87 mijë e 500 frangave zvicerane (93,981 euro) dhe vjen për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë intonimit të himnit të Shqipërisë dhe për sjellje diskriminuese të një pjese të shikuesve gjatë ndeshjes.
Pos dënimit me para, sipas njoftimit, Federata serbe është dënuar edhe me mbyllje të pjesshme të së paku 25% të kapacitetit të ulëseve për ndeshjen e radhës të Serbisë në një ndeshje garuese të FIFA-s, që luhet kundër Letonisë në Leskovc.
Tifozët serbë, gjatë ndeshjes me Shqipërinë për kualifikimet e Botërorit 2026, në vazhdimësi kanë bërë thirrje fashiste kundër shqiptarëve në përgjithësi, dhe Kosovës në veçanti./rtk
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja