FIFA nuk e fal Leroy Sane dhe nëpërmjet një komunikate bëjnë të ditur se sulmuesi i Bayern Munich dhe Gjermanisë, do të jetë i pezulluar për tre ndeshjet e radhës të “pancerave”.
Kjo për shkak se në një miqësore të Gjermanisë në nëntor ndaj Austrisë, Sane nuk i mbajti nervat dhe i vendosi duart në fytyrë duke shtyrë kundërshtarin, Philipp Mwene, përcjell Arbresh.info.
Në këtë formë, sulmuesi do të humbasë ndeshjet miqësore të Gjermanisë ndaj Francës dhe Holandës, si dhe një tjetër ndeshje të kombëtares që pritet të luhet para se të fillojë Kampionati Evropian “Gjermania 2024”.
Gjithashtu ai është dënuar edhe me një gjobë prej 2700 euro.
Megjithatë, Federata Gjermane pritet ta apelojë këtë vendim të FIFA-s dhe shpreson që t’ia ulë kohën e pezullimit Sane.
Leroy Sané has been handed a 3-match ban by FIFA following his red card against Austria. He will therefore miss the games against France and the Netherlands in March as well as the first of two test games planned just before the Euros. Sané has also been fined around 2700 euros pic.twitter.com/Il7R7V22rc
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) January 11, 2024
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit