Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti nëpërmjet një mesazhi ka apeluar të qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që ta përballojmë më lehtë situatën me coronavirusin (Covid-19).
Ai shtoi se do të takohemi në qershor për ta bërë ëndrrën realitet.
“Të dashur qytetarë të Kosovës dhe adhurues të futbollit, e di se po i kaloni disa ditë të vështira brenda mbyllur, por është shumë e rëndësishme t’i respektojmë rregullat dhe udhëzimet e shtetit tonë”.
“Të rrimë brenda mbyllur që ky virus të kalojë sa më shpejt. Bashkë jemi më të fortë dhe e kalojmë edhe këtë sfidë”.
“Takohemi në qershor për të realizuar ëndrrën tonë – Kosovën tonë ta çojmë në Kampionatin Evropian. Forca Kosova!”, ka theksuar mbrojtësi, Fidan Aliti në video-mesazh. /Telegrafi/
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar