Te Kombëtarja e Kosovës e kanë lënë mbrapa disfatën ndaj Zvicrës dhe se tashmë janë të koncentruar te ndeshja me Suedinë.
Federate e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se skuadra është kthyer sot pasdite në Prishtinë, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Zvicrës në Bazel, e cila është mbyllur me humbje të thellë 4:0.
Sipas komunikatës, pas rikthimit, futbollistët kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese në hotelin “Emerald”, ku ata që kanë luajtur titullarë kanë bërë ushtrime të lehta në sallën e fitnesit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka stërvitur në terren.
“Kombëtarja dardane ka lënë pas krahëve sfidën në Bazel dhe është e përqendruar tërësisht në ndeshjen e së hënës në ‘Fadil Vokrri’. Është duke u bërë analiza e Suedisë dhe përgatitja sa më e mirë e kësaj përballje jo të lehtë. Stafi teknik dhe lojtarët janë të vendosur për të reaguar me paraqitje më të mirë dhe për të dhënë maksimumin në fushë”, ka njoftuar FFK.
Ndeshja me Suedinë zhvillohet të hënën.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...