FFK reagon pas shkresës së MKRS-së: Kemi miratuar ndryshimet statutore

18:45 | 19 Janar 2026
D.H

Federata e Futbollit të Kosovës njofton se  ka miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s në punimet e Kuvendit të kaluar.

Ky njoftim erdhi nga FFK-ja përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

“FFK ka miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s në punimet e Kuvendit të kaluar. Faktet flasin vetë, prandaj e risjellim momentin e këtyre ndryshimeve”, shkroi FFK në faqen zyrtare.

Kujtojmë se ditë më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte dërguar një shkresë zyrtare, FFK-së, ku e kishte paralajmëruar FFK-në të bëjë disa ndryshime statutare para se ta zhvillojë Kuvendin Zgjedhor.

Shpërndaje në rrjete sociale