Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin është zgjedhur për mandatin e ri katërvjeçar në krye të futbollit evropian.
Ai u votua unanimisht në Kongresin e mbajtur në Lisbonë, ku FFK u përfaqësua nga nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj. Krahas rizgjedhjes së presidentit Çeferin, në këtë kongres janë votuar edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e ku presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është zgjedhur për herë të dytë anëtar në këtë organ dhe atë me më së shumti vota nga të gjithë kandidatët e tjerë.
Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdimësi ka qenë në mbështetje të presidentit Duka dhe e vlerëson tejet të rëndësishëm faktin që edhe në periudhën e ardhshme katërvjeçare futbolli mbarëkombëtar por edhe ai i rajonit do të përfaqësohet në organin më të lartë të UEFA-s nga miku i madh i futbollit të Kosovës, Armand Duka, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Njëherësh, FFK përgëzon presidentin Çeferin dhe presidentin Duka për mandatin e ri, me besim të thellë se edhe në periudhën e ardhshme do ta ketë përkrahjen e tyre dhe të UEFA-s në zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë./Arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen