Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e parë të Trajnerëve për Licencë – C (UEFA C Diploma).
Kursi do të zgjasë 10 ditë të plota kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:
– 20-24 nëntor 2017 (Faza e 1-rë)
Kursi do të përfshijë këto tema:
– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje & lojë me fëmijë të moshës 5-10 vjet,
– Stërvitje për të rinj U11-U19 , etj.
Kursi është i dizajnuar për trajnerët të cilët nuk e kanë marrë deri më tani Licencën C për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë me punën e trajnerit, kryesisht me fëmijë. Kursi kërkon participimin në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Pas përfundimit të fazes së parë trajnerët do të marrin certifikatën “FFK Grassroots Coach Certificate” (UEFA Leaders Certificate).
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së dytë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin FFK – C Licence (UEFA C – Diploma).
Licenca C do të jetë kriter për licencat e ardhshme siç është Licenca B për trajner nga FFK.
Pagesa e kursit është 300 euro per person.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme (gjeni te bashkangjitur dokumentet) deri më 03 nëntor 2017 te:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
Numri total i të pranuarëve në këtë kurs do të jetë 24 persona. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.
Kriteret bazike për Licencën C të FFK-së:
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...