Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar me përfundimin e fazës së –parë të punimeve në Kampin Nacional në Leposaviq, teksa sipas tyre menjëherë ka nisur faza e dytë e punimeve.
Shtëpia kosovare e futbollit ka vazhduar me projektet investimeve kapitale që po realizon në shumë pjesë të Kosovës.
Njëri nga projektet më të mëdha infrastrukturore padyshim së është Kampi Nacional i FFK-së që po ndërtohet në Leposavic, i cili tashmë ka tribunën dhe zhveshtoren, teksa në të ardhmen e afërt do ta ketë edhe hotelin.
“Ka përfunduar faza e parë e punimeve në Kampin Nacional të FFK-së në Leposaviq, me ndërtimin e tribunës dhe zhveshtoreve, ndërsa tashmë ka nisur faza e dytë e këtij projekti të rëndësishëm, e cila përfshin ndërtimin e hotelit!”, ka njoftuar fillimisht FFK.
“Në mes të natyrës magjike, që ofron një ambient të qetë dhe inspirues për futbollistët tanë, ky kamp do të bëhet shtëpia e re e ekipeve kombëtare të Kosovës”.
“Kjo qendër moderne dhe multifunksionale, e mbështetur nga projekti HatTrick i UEFA-s, do të ofrojë kushte ideale për përgatitje dhe zhvillim profesional të futbollistëve tanë”.
“Kampi Nacional në Leposaviq është një nga projektet e radhës në kuadër të investimeve kapitale që FFK po realizon në shumë pjesë të Kosovës, si një hap i domosdoshëm për të tashmen dhe të ardhmen e futbollit tonë, në mbështetje të brezave të rinj dhe të talentuar në vend”.
“Punimet në finalizimin e këtij kampi po vazhdojnë me përkushtim maksimal”, mbyllet njoftimi i FFK-së. /Telegrafi/
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin