Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se e ka mirëpritur dënimin prej 50 mijë franga ndaj Federatës së Serbisë, për shkak të fyerjeve dhe sjelljeve josportive të futbollistëve, zyrtarëve dhe tifozëve të ekipit të serbë ndaj lojtarëve, përkatësisht ndaj Granit Xhakas e Xherdan Shaqirit, si dhe shqiptarëve dhe Kosovës, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës “Katari 2022”.
FFK përmes një postimi në Facebook, tha se janë marrë në konsideratë ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s.
“FFK në vazhdimësi, sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative, ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, ka shkruar FFK./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...