Sot në selinë e FFK-së është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garues 2023/24, ku morën pjesë zyrtarët e klubeve të Albi Mall Superligës.
Në këtë seminar, sipas njoftimit të FFK-së, menaxheri i licencimit, Bajram Shala dhe eksperti financiar i FFK-së, Indrit Canolli i njoftuan klubet për ndryshimet që ka pësuar Rregullorja e UEFA-s për licencim në garat evropiane si dhe për kriteret që duhet plotësuar fazë pas faze deri në finalizimin e plotë të këtij procesi.
Po ashtu, kontributin e tyre në diskutimet rreth kritereve të ndryshme të këtij procesi e dhanë edhe anëtarët e Komisionit të Licencimit të Shkallës së Parë, Naim Havolli, Safet Berisha dhe Jusuf Tortoshi.
Tashmë është krijuar një përvojë e mirë në përmbushjen e kritereve për licencim dhe kryesisht klubet tona kanë arritur ta kalojnë me sukses këtë proces në vitet e mëparshme. Procesi i licencimit të klubeve do të përmbyllet deri në muajin maj. Një seminar i këtillë do të mbahet edhe të mërkurën me klubet e Sigal Superligës së femrave.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri