Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike kryetari i klubit të futbollit të femrave, Malisheva, Albert Krasniqi.
Klubi kosovar ka njoftuar për humbjen e njeriut më të rëndësishëm të klubit, i cili pësoi aksident fatal mbrëmë.
“Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi! Albert ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bër planifikimet tona, për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysëm. Ishin orët e vona të mbrëmjes, kur nuk kishte shumë kohë qe u pershëndete nga ne për tu takuar serisht me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur , e bujar siq dite ti. Lamtumirë Kryetar. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar klubi kosovar.
Ndërkohë, familjen, miqtë dhe klubin e Malishevës i ka ngushëlluar edhe Federata e Futbollit të Kosovës përmes një telegrami.

“E nderuar Familje Krasniqi! Të nderuar drejtues, futbolliste dhe dashamirë të KFF “Malisheva”. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të më të dashurit tuaj dhe kryetarit të KFF ”Malisheva”, Albert Krasniqi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Albert Krasniqi ishte entuziast i madh dhe punëtor i jashtëzakonshëm i futbollit. Ai e udhëhoqi me shumë sukses KFF ”Malisheva” dhe vazhdimisht ishte në përkrahje të talenteve të reja të futbollit, andaj ndarja e tij e hershme nga kjo jetë na ka prekur jashtëzakonisht shumë. Alberti ishte dashamir i madh i futbollit, ishte i urtë, mik i shkëlqyeshëm e i nderuar kudo, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër