Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka dënuar me 900 euro Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK).
UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet datës 14 dhe 22 janar të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.
FFK-ja është dënuar për sjellje të pahijshme në ndeshjen që futbollistet U19 të Kosovës e zhvilluan më 3 dhjetor kundër Greqisë U19, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti.
Futbollistet e Kosovës U19 e humbën ndeshjen me rezultatin 2:0.
Turneu i grupit të Kosovës u zhvillua në Gjermani, ndërsa Kosova e mbylli pa asnjë gol të shënuar dhe nëntë gola të pësuar.
Përfundoi e fundit pa pikë, ndërsa do të paraqitet në raundin e dytë të Ligës B.
Gjermania e fitoi grupin me nëntë pikë, kurse Danimarka në vendin e dytë me gjashtë pikë.
Greqia falë fitores ndaj Kosovës e mbylli garën kualifikuese me tri pikë.
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...