Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League. Madje FFK është ankuar te UEFA.
Në ndeshjen ndaj Young Boys në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve, tifozët e Crvena Zvezdës derisa kanë nderuar tre sulmuesit serbë të vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, kanë bërë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League.
Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s.
Kemi kërkuar nga UEFA reagimin e menjëhershëm të Komitetit Disiplinor.
Futbolli nuk toleron urrejtje”, ka shkruar FFK./rtk
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje