Federata e Futbollit e Kosovës përgëzon Dritën për fitoren e rëndësishme të arritur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të UEFA Conference League.
Skuadra kampione e Kosovës shënoi suksesin e saj të dytë në fazën e grupeve, duke triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Goli i shënuar nga Arb Manaj e çon Dritën në 8 pikë, duke e afruar ndjeshëm me objektivin historik – kualifikimin në fazën tjetër të garës.
Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte mbresëlënëse, në frymën e vëllazërisë dhe unitetit kombëtar, në prag të festës së 28 Nëntorit.
Përkundër motit të ftohtë, tifozët e të dyja skuadrave – “Intelektualët” dhe “Ballistët” – krijuan një spektakël të vërtetë me koreografitë dhe këngët e tyre, duke treguar kulturë sportive dhe respekt reciprok.
FFK falënderon futbollistët, stafin dhe gjithë tifozët e Dritës për këtë paraqitje të shkëlqyer, si dhe shpreh mirënjohje për ekipin dhe tifozët e Shkëndijës për korrektësinë dhe sportivitetin e treguar.
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa