Është përmbyllur me sukses Kampi Jubilar Edukativ Kombëtar “Elita 2018”, që gjatë pesë ditëve u zhvillua në Durrës.
Edhe në edicionin e dhjetë në këtë kamp u shfaqën talente të shumta nën moshën 15 vjeçe, të cilët me një punë të vazhdueshme dhe profesionale do të mund të arrijnë shumë në futboll.
Në ditën e fundit të këtij kampi u zhvilluan dy ndeshje. Ekipi LRF Prishtina 1 dëshmoi lojëra më cilësore se sa ekipet e tjera në Grupin B, jo vetëm për shkak të rezultateve të arritura, pasi qëllimi i këtij kampi nuk janë rezultatet, por për nga mënyra e lojës kolektive, ku spikatën disa lojtarë tejet të talentuar.
Ekipi LRF Prishtina 1 fitoren e tretë në këtë kamp e realizoi kundër LRF Gjakova, me rezultat 7:0, me nga dy gola të shënuar nga Ardi Tershani dhe Arlind Beshiri, derisa nga një gol e realizuan Art Zeka, Riad Jashari e Altin Bytyqi.
Në ndeshjen tjetër, LRF Prizreni dhe LRF Mitrovica luajtën baras 1:1, pas një ndeshje të barabartë që po ashtu u shfaq lojë e bukur me sy me aksione të rrjedhshme.
Për prizrenasit shënoi Riton Bytyqi, derisa për mitrovicasit Adnit Shahini. Ndeshjet e Grupit B nga afër i ndoqi edhe anëtari i KE të FFK-së, Luan Vokshi.
Talentet që janë dalluar në këtë kamp do të grumbullohen më vonë nga trajnerët e Kosovës U-15, Gazmend Haliti e Isa Sadriu, të cilët më pas do të seleksionojnë më të mirët për t’i pasur në dispozicion për sfidat ndërkombëtare.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit