Vdekja e sekretarit të klubit të futbollit Vllaznia nga Pozherani e ka tronditur opinionin kosovar, shkruan arbresh.info.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“E nderuara familje e Nexhat Halimit!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Nexhat Halimit, ish sekretar i KF”Vllaznia” Pozharan, ish-delegat i Kuvendit të FFK-së dhe vëzhgues, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Kontributi i Nexhatit ishte jashtëzakonisht i madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës, sidomos pas pavarësimit. duke kaluar nëpër shumë sfida. Ishte njeri i urtë e i respektuar, ndaj gjithmonë do të kujtohet si i tillë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së”, shkruhet në komunikatë. /arbresh.info/

Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave