Gjatë ditës së premte disa media vendore kanë raportuar se ndeshja e vlefshme për Ligën e Parë të Kosovës në futboll ndërmjet Arbërisë dhe Vushtrrisë ka nisur me vonesë për shkak se trajneri dhe lojtarët e skuadrës së Arbërisë ishin duke e falur xhumanë në xhami.
Megjithatë, minuta me parë Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ky takim ka filluar me vonës për shkak të mungesës së zyrtarëve policor, e jo për arsye se trajneri dhe futbollistët e Arbërisë ishin në xhami.
Ballafaqimi mes ekipit lipjanas dhe atij vushtrrias ishte paraparë të niste nga ora 13:00, dhe FFK ka publikuar një fotografi të siguruar nga delegati i ndeshjes, ku shihet se lojtarët e Arbërisë ishin në fushën e lojës në ora 12:46 apo 14 minuta para se të fillonte sfida në orarin e paraparë.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Plasimi i të pavërtetave në disa portale tashmë është bërë po thuajse një gjë e zakonshme, veçmas kur është në pyetje Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbolli kosovar në përgjithësi. Sot në disa portale të njohura për postime të artikujve sa për të nxitur klikime është postuar lajmi se ndeshja e Ligës së Parë ndërmjet Arbërisë dhe Vushtrrisë është shtyrë për shkak se futbollistët e Arbërisë dhe trajneri i tyre kanë qenë në xhami. Ky është një tjetër mashtrim që i është bërë opinionit, ngase ndeshja në fjalë ka filluar me vonesë për shkak të mungesës së zyrtarëve policor, e jo siç raportuan me nxitim disa portale e pa marrë fare mundin për të marrë informatën zyrtare për vonesën e takimit. Futbollistët e Arbërisë ashtu sikurse ata të Vushtrrisë kanë qenë me kohë në fushën e gjelbër të stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe me të arritur patrulla e policisë së Kosovës, ashtu siç parashihet në rregulloret e garave, ka nisur ndeshja”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndryshe, ndeshja mes Arbërisë dhe Ferizajt u zhvillua në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë, Grupi A.
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...