Federata e Futbollit të Kosovës pritet që gjatë kësaj jave t’i hap zgjedhjet për kryetarin e ri me mandat katërvjeçar.
Telegrafi mëson se shtëpia e futbollit kosovar ka përfunduar të gjitha procedurat për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve brenda pak ditësh.
Kandidatët që duan të garojnë për të kreun e FFK-së duhet t’i kenë 15-të nga 59-të nënshkrimet e delegatëve të kuvendit.
Kryetari aktual, Agim Ademi pritet që sërish të kërkojë besimin edhe një tjetër mandat.
Po ashtu, ambiciet për kreun e FFK-së kanë shprehur edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti, emrat që tashmë dihen zyrtarisht. /Telegrafi/
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së