Peja në shtëpi ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në grupet e FIBA Europe Cup. Pejanët kanë mundur Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 (23:29, 19:19, 31:16, 26:20).
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 9:16, megjithatë pejanët të motivuar nga tifozët u rikthyen për të ngushtuar rezultatin në 21:24, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:29, përcjell Arbresh.info.
Verdhezinjtë me një seri prej 5:0 e nisën periudhën e dytë për 28:29, e më pas edhe 31:32, por holandezët shkuan në pushim me rezultat 42:48.
Peja ishte e jashtëzakonshme në periudhën e tretë. Kampionët e Kosovës bën përmbysjen për të kaluar në epërsi 55:51, dhe më pas e thelluan këtë epërsi në nëntë pikë, 73:64, sa ishin shifrat pas 30 minutash.
Verdhezinjtë shtuan epërsinë edhe më shumë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 99:84.
Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Jay Jay Chandler me 30 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, ndërsa u ndihmua nga Tervell Beck me 18 pikë, Jacob Calloway me 21 dhe Arian Qallaku me 15 pikë.
Për Pejën kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të grupeve në FIBA Europe, kurse humbja e dytë për Heroes Den Bosch.
Peja në sfidën e ardhshme më 1 nëntor është mysafire e PGE Spojnia Stargard.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur