Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së gjashtë në Ipko Superligë, derisa nga ora 20:00 do të luhet derbi mes Prishtinë dhe Gjilanit që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Nga ora 15:00 u zhvilluan dy takime, Drita priti Trepçën ’89, ndërsa Dukagjini ishte nikoqir i kampionin aktual Feronikelit, raporton Gazeta Express.
Nikli tregoi forcën e kampionit, duke fituar 0-2 në udhëtim me golat e Kastriot Rexhës 54’ dhe Mevlan Zeka 90’.
Në anën tjetër, Drita ka marrë një pikë të artë kundër Trepçës ’89, duke barazuar në fund rezultatin 1-1 me golin e Fortunado, derisa për mysafirët kishte shënuar më herët Arb Manaj, në minutën e 27’.
Pas kësaj fitore, Nikli ka shkuar në pozitën e dytë me 12 pikë, derisa Dukagjini është e fundit me vetëm një pikë.
Kurse një pikë e marr në shtëpi, është e vlefshme për Dritën që gjendet në vendin e tretë me 11 pikë, kurse Trepça e shtata me gjashtë pikë.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...