Feronikeli dhe Trepça ’89 do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës më 25 maj, pasi i fituan duelet e tyre përkatëse gjysmëfinale.
Feronikeli e mposhti 2:0 Ballkanin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të mërkurën në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas, dhe kalon në finale pas rezultatit të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve, raporton gazeta express.
Skuadra nga Drenasi e kishte fituar 2:1 ndeshjen e parë në Suharekë para një jave.
Ndërkohë, Feronikelit në finale i bashkohet Trepça ’89, që përkundër humbjen në ndeshjen e kthimit 1:0 në shtëpi nga Vëllaznimi, kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve.
Klubi nga Mitrovica e kishte turpëruar 4:0 Vëllaznimin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjakovë para një jave.
Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 maj.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C