“Pas 18 vitesh me plot emocione ka ardhur koha që t’i jepet fund karrierës time në futboll”, ka thënë Torres.
Ish-futbollisti i përfaqësueses së Spanjës, Fernado Torres (35), sot njoftoi fundin e karrierës në futbollin aktiv,
“Pas 18 vitesh me plot emocione ka ardhur koha që t’i jepet fund karrierës time në futboll. Të dielën në konferencën për media në Tokio do shpjegoj të tha detajet”, shkroi në Twitter sulmues i dikurshëm fantastik spanjoll.
Gjatë karrierës së tij të pasur, Torres luajti dy herë për Atletico Madridin, pastaj për Liverpoolin, Chelsean dhe Milanin. Verën e kaluar ai u transferua nga Atletico në Sagan Tosu të Japonisë, ku siç duket do t’i jap fund përfundimisht karrierës së tij.
Momentet më të ndritshme i përjetoi me përfaqësuesen spanjolle, me të cilën u bë kampion bote në vitin 2010 dhe kampion i Evropës në vitin 2008. Ai me fanellën e Spanjës luajti 110 ndeshje dhe shënoi 38 gola, me çka njihet si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e skuadrës kombëtare.
Me Atletico Madridin në vitin 2018 fitoi Evropa Ligën ndërsa me Chelsean në 2012 Ligën e Kampionëve. Përveç kësaj me “të kaltërtit” e Londrës ai gjithashtu arriti të fitojë Kupën FA./AA
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...