Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes është në dyshim për ndeshjen me Tottenham Hotspur në Premier League.
Mesfushori ktheu kyçin e këmbës në pjesën e parë të ndeshjes së tyre gjysmëfinale të FA Cup kundër Brighton & Hove Albion fundjavën e kaluar.
Megjithatë, Fernandes luajti 101 minuta kundër “Pulëbardhave” pavarësisht problemit.
Trajneri i United, Erik ten Hag thotë se pjesëmarrja e portugezit në ndeshjen e nesërme është e pasigurt.
“Nuk e dimë ende. Ai është një pikëpyetje. Mendoj se për pjesën tjetër, jemi shumë mirë. Duhet të shohim se si është Bruno Fernandes ”, tha Ten Hag (përmes faqes zyrtare të Man United ):
United ka vetëm Raphael Varane dhe Lisandro Martinez jashtë përballjes kundër Spurs .
Martinez është jashtë deri në fund të sezonit, por Varane duhet të kthehet në finalen e FA Cup kundër Manchester City.
Ndeshja e nesërme do të jetë vendimtare në garën për top-katërshe. United është i katërti në tabelë, gjashtë pikë përpara Spurs, me dy ndeshje më pak.
Një fitore për United do të eliminonte Tottenhamin jashtë konkurrencës për Ligën e Kampionëve./Arbresh.info/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...