Ferizaj ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 2-1 ndaj Dritës në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë në këtë sfidë nuk prodhoi asnjë gol, shkruan Arbresh.info.
Me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Antonio Ilievski i dha epërsinë Ferizajt.
Drita barazoi në minutën e 80-të me anë të Veton Tushës.
Por vetëm një minutë më vonë, Ferizaj riktheu epërsinë sërish me golin e Fatjon Jusufit.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Ferizaj arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për Evropë. Tashmë ata kanë 45 pikë dhe janë vetëm dy pikë mbrapa Malishevës që mban pozitën e tretë.
Ndërkohë, Drita pavarësisht humbjes mbetet liderë me 66 pikë nëntë më shumë se Ballkani, pesë xhiro pa përfunduar elita e futbollit kosovar./Arbresh.info
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...