Fenerbahce raportohet se është duke konsideruar mundësinë për transferimin e anësorit të Chelseat, Pedron.
Spanjolli 32-vjeçar është i lirë për largim nga klubi në perëndim të Londrës gjatë muajit janar, ndonëse besohet të jetë një top shënjestër e gjigantit turk, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Takvim, drejtori sportiv Damien Comolli është një tifoz i madh i ish anësorit të Barcelonës dhe është duke planifikuar për të kontaktuar agjentin e tij në lidhje me një transferim falas.
Pedro ka luajtur në tetë ndeshje te skuadra e Frank Lampard këtë sezon, megjithëse vetëm tre nga këto kanë ardhur në Premierë Ligë.
Qysh pas transferimit nga Barcelona katër vite më parë, reprezentuesi spanjoll ka bërë 191 paraqitje për “Blutë” duke shënuar 46 gola dhe duke regjistruar 26 asistime./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër