Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asllanin për t’u transferuar

13:33 | 11 Mars 2026
E.H

Klubi i madh turk, Fenerbahce pritet të shfrytëzoj çdo mundësi për të transferuar yllin e Kosovës, Fisnik Asllani nga Hoffenheim.

Fenerbahce, që aktualisht konkurron me Galatasarayn për kampionatin e Superligës, ka filluar gjithashtu aktivitetet e saj të transferimeve.

Kanarinat e Verdha kanë vënë syrin te ylli kosovar i Bundesligës, Fisnik Asllani, i cili po shkëlqen këtë sezon me Hoffenheim.

Fenerbahçe nuk heq dorë nga Fisnik Asllani, rivalizon gjigantët evropianë

Nuk ka problem të bindësh Hoffenheimin për shkak të klauzolës së lirimit në kontratë. Prandaj, fokusi i tyre është tërësisht te Asllani.

Fakti që shumë ekipe janë pas tij do ta bëjë të vështirë për yllin 23-vjeçar të marrë një vendim.

Megjithatë, sipas mediumit turk Fanatik, aseti më i madh i Fenerbahces në këtë çështje do të jetë ish-sulmuesi i tyre kosovar, Vedat Muriqi.

Aktualisht duke luajtur për Mallorcën, prizrenasi është një nga më të afërtit me Asllanin në ekipin kombëtar, kështu që turqit synojnë që Muriqi, i cili ka qenë tifoz i Fenerbahces që nga fëmijëria, mund ta bindë bashkëkombësin e tij të veshë fanellën e verdhë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale