E përditshmja turke, Fotosport, pretendon se Fenerbahçe e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, pasi që dëshiron ta mbajë atë në skuadër deri në fund të sezonit dhe i do 50 milionë euro për të.
Dje u raportua në Turqi se Manchester Unitedi s’ishte dorëzuar në interesimin për Vedat Muriqin dhe se disa skautë nga Anglia janë duke e monitoruar situatën e tij në Fenerbahçe ende.
Tani, Fotosport raporton se pasi Manchester Unitedi bëri ofertë prej 25 milionë eurosh për Muriqin, zëvendëspresidenti i klubit turk, Semih Ozsoy, mbajti takim me agjentin e Muriqit, Haluk Canatar, dhe i kërkoi të mos flisnin për oferta për kosovarin.
Gjatë atij takimi, të dy palët u pajtuan se 25-vjeçari duhet të qëndrojë pjesë e gjigantit turk të paktën deri në fund të këtij sezoni, përderisa Fenerbahçe planifikon ta shesë atë gjatë afatit kalimtar të verës.
Kanarinat e Verdha e vlerësojnë futbollistin me 50 milionë euro, dyfishin e shumës që e ofroi Manchester Unitedit, pasi që dëshirojnë të përfitojnë nga shitja e kosovarit.
Mediat turke kishin raportuar më herët se Fenerbahce e kishte refuzuar edhe një ofertë prej 28 milionë eurosh nga Burnley.
Muriqi i ka shënuar 13 gola në të gjitha garat gjatë këtij sezoni 2019/20 për klubin e Superligës turke dhe ai ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2023. / Express/
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV tërheq dhe asgjëson qumështin për foshnje Nestlé Nidina ...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër