Valon Behrami është një nga futbollistët më luftarak të kombëtares së Zvicrës.
33-vjeçari i lindur në Mitrovicë edhe në sfidën ndaj Brazilit ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë duke ndalur Nejmarin.
Në një prononcim për median zvicerane “Blick.ch”, babai i Valonit, Ragip Behrami, ka rrëfyer të gjitha vuajtjet dhe emigrimin e tij drejt Zvicrës.

Valoni ishte 4 vjeçe e gjysëm, kur babai i tij së bashku me mamanë dhe me motrën u larguan nga Kosova.
“Ne patën qindra fotografi të fëmijëve, të gjitha fotografitë u dogjën. Bomba ra në shtëpinë tonë”, e nis rrëfimin e tij Ragipi.
Ai më pas tregon për strehimin në komunitetin jugor Ticino Stabio.

“Kam marrë para nga komuniteti për 3 muaj. Por kjo ishte turp për mua. Doja të punoja”.
Valoni ishte një nxënës i mirë. Ai nuk rinte një minutë ulur. Gjithmonë donte të shkonte lart e poshtë. Por ishte një student i mirë dhe inteligjent. Në vitin 1998 duhet të largoheshim nga Zvicra”.
Unë u përpoqa të mos e lija Valonin. Nuk mundeshim të ktheheshim në Kosovë. Ishim duke menduar për të lëvizur në Gjermani ose Suedi. Papritur na ndihmoi , Aleks Pedraxini nga Këshilli i Shtetit në Ticino, pasi djali i tij luante me Valonin tek moshat. Pas shumë peripetsirash u lejuam të qëndronim”, tregon babai i Behramit.

Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...