Dominik Szoboszlai po rezulton një përforcim fantastik për Liverpoolin. Klubi anglez pagoi 70 mln euro në verë për ta marrë nga gjermanët e Leipzigut.
23-vjeçari hungarez është përshtatur shpejt dhe shumë mirë në “Anfield”, duke rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Jurgen Klopp deri në këtë fazë të sezonit.
Mesfushori i avancuar, numëron 20 ndeshje me The Reds, gjatë së cilave ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
Tifozët e Liverpoolit janë dashuruar me kapitenin e kombëtares hungareze. Po ashtu edhe Joao Felix, portugezi i Barcelonës.
Në një rrëfim për Spiler TV, 24-vjeçari që tek ekipi katalanas po rigjen formën e tij më të mirë, u shpreh me superlativa në lidhje me Szoboszlain.
“Më pëlqen mënyra se si luan dhe mendoj se një ditë ai mund të luajë po aq mirë edhe këtu”, theksoi Joao Felix, duke ftuar drejtuesit të investojnë te hungarezi./ss
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...