Trajneri gjerman, Felix Magath ka konfirmuar se ka marrë ofertë nga Federata e Futbollit të Kosovës për postin e trajnerit të përfaqësueses.
Në një intervistë për “Kicker”, 68-vjeçari thotë se mund të kishte nisur një aventurë të re në Kosovë, por që e kishte hedhur poshtë këtë ofertë.
“Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Në punë ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë”, tha fillimisht Magath.
“Unë i di kufijtë e mi si trajner, por e di që jam ende në gjende të ndihmojë skuadra”.
Angazhimi i tij i fundit ishte gjatë vitit të kaluar kur ai ishte nën kontratë si drejtor sportive në Wurzburger Kickers: “Kam pasur pyetje të ndryshme. Por unë duhet të bëj një punë nga bindje. Do të amrr sërish një punë si trajneri”, deklaroi tekniku gjerman./Arbresh.info
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...