Aventura e Roger Federer në turneun e Gjenevës ka qenë jo ajo që tenisti zviceran dëshironte. Ai u mund 2-1 (6-4, 4-6, 6-4) që në ndeshjen e parë nga spanjolli Pablo Andujar, duke u eliminuar që në raundin e dytë.
Një start zhgënjyes ky i Federer në turneun e fushave me dhè, sipërfaqe ku luante ndeshjen e parë pas më shumë se dy vitesh. Andujar fitoi me meritë, duke përtuar edhe nga gabimet e shumta të Federer, që nuk dha atë që pritej.
Në setin e tretë, zvicerani udhëhiqte 4-2, por krejt papritur loja e tij u shua, duke gabuar shumë. Këtë sezon, Federer ka luajtur vetëm në Dubai dhe Gjenevë, ndërkohë që ka konfirmuar pjesëmarrjen në Roland Garros.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...