Autoritetet italiane janë duke i bërë gati disa rregulla të reja, të cilat i detyrojnë klubet ta luftojnë me më efektivitet racizmin dhe sjelljen ofenduese të tifozëve të tyre në tribunat e stadiumeve.
Klubet italiane janë ankuar se për momentin ata po janë të pafuqishëm kundër tifozëve ultras, të cilët i kërcënojnë se do të bëjnë thirrje raciste në stadium nëse nuk marrin bileta falas apo përfitime të tjera.
Thirrjet raciste nëpër stadiume bëjnë që klubet të gjobiten nga Federata e Futbollit përkatëse në atë vend, ndërsa tifozët mbeten zakonisht pa asnjë lloj ndëshkimi.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka sqaruar se rregullat e reja do ta largonin përgjegjësinë nga klubet nëse ata bashkëpunojmë me sistemin e drejtësisë në sport për t’i hetuar tifozët dhe për t’i parandaluar sjelljet ofenduese në tribuna.
Këtu përfshihet edhe instalimi i një sistemi audio nëpër stadiume, në mënyrë që të identifikohen më qartësisht thirrjet raciste, pasi që një sistem i tillë do të ishte më i saktë sesa rojet e sigurimit apo kamerat.
Gjithashtu pritet të caktohet një protokoll se si të reagojnë ndaj incidenteve raciste, përderisa, për momentin, preferohet të vendoset rendi publik e të vazhdohet ndeshja në vend se të ndalet ajo. /Gazeta Express/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...