Juventusi është dënuar sërish nga Federata Italiane e Futbollit.
Komisioni Disiplinor vendosi të mbyllë tribunën jugore të “Allianz Stadium”, ku ndodhen tifozët më të zjarrtë të Juventusit, pasi u dëgjuan thirrje raciste gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës kundër Interit të martën mbrëma.
“Cak” i tifozëve ishte sulmuesi i “Nerazzurrëve”, Romelu Lukaku, të cilin e fyen në baza racore gjatë festës së tij te goli i barazimit në kohën shtesë, njoftojnë mediat italiane.
Kështu, pjesa e tribunës jugore do të mbyllet plotësisht për ndeshjen e radhës të planifikuar kundër Napolit më 23 prill në Serinë A.
“Gjatë minutave të 35-të dhe 49-të të pjesës së dytë, tifozët e Juventusit që ndodheshin në pjesën e poshtme “Tribune Sud” bërtitën një sërë ofendimesh dhe britmash duke iu referuar diskriminimit racor ndaj lojtarit të Interit, Romelu Lukaku”, thuhet në komunikatë.
Lukaku u përjashtua me karton të kuq pas ndeshjes për shkak të kaosit të krijuar mes futbollistëve./lajminet
Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është rendit...
Hamza falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje: Ham...
Pacolli: Rezultatet e para janë fantastike, faleminderit pop...
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...