Federata Gjermane e Futbollit i ka kërkuar falje të gjithë kombit pas eliminimit të përfaqësueses së saj në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Federata shkroi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter” se Gjermania e meritoi eliminimin nga “Rusia 2018”. Gjermania u mposht 2:0 nga Koreja e Jugut të mërkurën, duke e mbyllur grupin F në vendin e fundit dhe gjithashtu duke u bërë kampioni i tretë radhazi që eliminohet nga Botërori në edicionin pasues.
“Të dashur tifozë! Ne jemi të zhgënjyer po aq sa ju! Kupa e Botës vjen vetëm një herë në katër vite dhe ne kemi pritur shumë më shumë. Neve na vjen keq që nuk luajtëm si kampionë botëror dhe kjo na dhemb, ne e merituam që të eliminoheshim. Përkrahja juaj anë e mbanë globit ishte i pabesueshme. Në Rio 2014 ne festuam së bashku, por ndonjëherë në futboll ju duhet ta pranoni humbjen dhe ta pranoni se kundërshtari ishte më i mirë. Ne iu urojmë Suedisë dhe Meksikës që kaluan tutje dhe Korenë e Jugut për fitoren. Faleminderit Rusi për mikpritjen!”, thuhej në postimin e Federatës Gjermane të Futbollit në “Twitter”.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin