Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është akuzuar për sjellje të pahijshme pas komenteve që bëri në barazimin e “Topçinjve” kundër West Bromit.
Trajneri francez reagoi ashpër ndaj gjyqtarit Mike Dean pasi ky i fundit i dha penallti në minutën e fundit të ndeshjes skuadrës nikoqire në momentin kur Calum Chambers preku topin me dorë, transmeton portali arbresh.info.
“Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është akuzuar pas ndeshjes me West Bromwich Albion të dielën [31.12.17]”, shkruan Federata e Futbollit të Anglisë në deklaratën e publikuar.
“Supozohet se gjuha e tij dhe sjellja në dhomën e zhveshjes pas lojës ishte abuzive/e papërshtatshme dhe ngrehu në pikëpyetje ndershmërinë e gjyqtarit të ndeshjes”
“Ai ka kohë deri në ora 18:00 të datës 05.01.2018 për tu përgjigjur”
Wenger ishte akuzuar për sjellje të keqe edhe në të kaluarën kur shtyu dhe ofendoi gjyqtarin Anthony Taylor gjatë një ndeshje kundër Burnleyt./arbresh.info/
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së