Federata e Futbollit e Kosovës nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Ukrainë

10:15 | 25 Shtator 2017

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Ukrainë, e cila do të luhet më 6 tetor 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro

Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 30 Euro

Tribuna VIP = 80 Euro

Biletat mund të blihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:

PRISHTINË

MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137

SUHAREKË, Qendra Zejtare

PRIZREN

MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada

DEÇAN

GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj

PEJË

GECI TOURS, Rruga Eliot Engel

GJILAN

RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari

GJAKOVË

WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza

FERIZAJ

Kosova Turizëm, Rruga Dëshmorët e Kombit

MITROVICË

DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë

VITI

TANAMERA

KLINË

EUROTOURS

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit Loro Boriçi është i kompjuterizuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara