Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) ka konfirmuar zyrtarisht mbajtjen e Kampionatit të Kosovës në MMA për kualifikime në Kampionatin Botëror.
Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e arteve mikse marciale tani mund të bëhen pjesë e Kampionatit të Kosovës.
Është vet faqja zyrtare e FAMMK që ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e Kampionatit të Kosovës, i cili do të mbahet në Pejë me 27 qershor.
Fituesi i Kampionatit do të kualifikohet për Kampionatin Botëror që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kampionati i Kosovës është i hapur për të gjitha moshat.
FAMMK gjithashtu ka kërkuar nga të gjithë ata që do të marrin pjesë në turne të dërgojnë një e-mail në [email protected] dhe të tregojnë sa pjesëmarrës do të marrin pjesë dhe emrin e palestrës së bashku me emrin e trajnerit.
Më pas të gjithë të interesuarit do të marrin nga një formular regjistrimi të cilin më pas do të plotësojnë dhe ta kthejnë prapë.
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...